Cristian Chivu, trajneri i Interit, u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Udineses.
“Kam 4 sulmues që punojnë mirë, janë të qetë dhe të përgjegjshëm. Janë djem që vihen në dispozicion të shokëve, po bëjnë një punë shumë të mirë. Loja e skuadrës kalon nga ata, por të gjithë po bëjnë një punë të mirë.
Ka një dëshirë të madhe për ta çuar përpara projektin, për të qenë kompetitivë. Katër mbrojtësit qendrorë? Është një zgjidhje më shumë, kur duhet të vuajmë në momentet e fundit, kur duhet më shumë loja fizike.
Rezultatet janë meritë e punës së djemve. Jemi më të pjekur tashmë në administrimin e ndeshjes. Është çështje përgjegjësie kolektive, ku secili vë gjithçka në shërbim të grupit. Për mua përgjegjshmëria është më e rëndësishmja”.




















