Në veri të Shqipërisë, në zemër të Alpeve Shqiptare, ndodhet Lugina e Valbonës, një nga zonat më të bukura dhe më të vizituara natyrore të vendit, me një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh.

Klan Explorer ndalon në këtë perlë natyrore, e cila në dimër ofron një pamje spektakolare, duke u zbardhur nga tapeti i dëborës.

Valbona, e cila ndodhet në rrethin e Tropojës, është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm të turizmit gjithëvjetor, ku çdo vizitor, veç bukurisë së saj, mund të njohë nga afër vlerat kulturore që tashmë janë pjesë e UNESCO-s, si Lahuta dhe K’cimi i Tropojës, si edhe ato shpirtërore.