Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh dhe vendosi të propozojë në seancën plenare ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të tij. Sipas propozimit, parashikohet heqja e paritetit të numrave në përfaqësimin politik dhe e drejtës së vetos.

Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.

Propozimi, i prezantuar më parë nga kryeministri në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, po zbatohet nga deputetët e tij, duke ndryshuar kështu funksionimin e komisionit bipartizan.