Në “Metropolitano”, Atletico Madridi nuk u kursye kundër Mallorcas duke fituar 3-0. Për miqtë në hije qëndroi Vedat Muriqi, teksa Marash Kumbulla nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi.
Djemtë e Diego Simeones kaluan në epërsi pas 22 minutave lojë me golin e ‘gjigantit’ Alexander Sorloth, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 1-0. Në fraksionin e dytë autogoli i David Lopez në minutën e 75-të bëri që vendasit të gjenin golin e qetësisë. Tre minuta para fundit ishte Thiago Almada që shënoi golin e tretë.
Me 44 pikë Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë në La Liga, ndërsa Mallorca me 21 pikë rrezikon mbijetesën.




















