Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.

Burime mediatike bëjnë me dije se Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.

Ndërsa shef i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Kurse Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.