Ushtria amerikane përdori municione me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë në dy ditët e para të luftës kundër Iranit, sipas dy burimeve të njohur me një vlerësim nga Pentagoni.

Shuma e madhe, 5.6 miliardë dollarë, po ngre më shumë shqetësime në Capitol Hill rreth shpejtësisë me të cilën Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së po i shpenzon sistemet e përparuara të armëve, duke përfshirë municionet e drejtuara me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi, të cilat u përdorën gjerësisht në ditët e para të luftës.

“SHBA-të dhe aleatët e tyre po shpenzojnë gjithashtu një numër të konsiderueshëm municionesh të mbrojtjes ajrore për të rrëzuar raketat balistike dhe dronët iranianë që vijnë, nga të cilët Teherani ka një “stok të madh”, tha senatori demokrat i Arizonës, Mark Kelly.

Kelly tha se senatorët do të vazhdojnë t’u pyesin përfaqësuesve me dyer të mbyllura rreth kostos ditore të konfliktit për SHBA-në.

Burime të shumta nga Kongresi i thanë CNN se lufta e vazhdueshme do të thotë që administrata ka të ngjarë të duhet së shpejti t’i kërkojë Kongresit fonde shtesë për të prodhuar më shumë municione.

“Kjo është beteja e madhe e radhës”, tha një ndihmës i kongresit.