Një 60-vjeçar britanik është akuzuar sipas ligjeve të krimit kibernetik në Dubai, pasi dyshohet se ka filmuar raketa iraniane mbi qytet.

Bota Kryesore Të Fundit
Filmoi raketa iraniane mbi Dubai, turisti britanik përballet me akuza për krim kibernetik
12/03/2026 19:16

Një 60-vjeçar britanik është akuzuar sipas ligjeve të krimit kibernetik në Dubai, pasi dyshohet se ka filmuar raketa iraniane mbi qytet.

Sipas organizatës “Detained in Dubai”, e cila ofron ndihmë ligjore për persona të ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, turisti është ndaluar në bazë të një ligji që ndalon publikimin ose shpërndarjen e materialeve që mund të cenojnë sigurinë publike.

Drejtoresha e kësaj organizate, Radha Stirling, deklaroi se 60-vjeçari nga Londra është akuzuar së bashku me rreth 20 persona të tjerë, pasi policia gjeti në telefonin e tij një video që dyshohet se tregon një sulm me raketa iraniane në Dubai.

Sipas saj, akuzat e ngritura ndaj të ndaluarve janë “shumë të paqarta”. Ajo tha për BBC se nga dokumentet zyrtare nuk kuptohet qartë se çfarë shkeljeje konkrete kanë kryer personat e akuzuar.

Ajo shtoi se autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kenë ndërmarrë këto masa për të ruajtur imazhin e vendit si një destinacion i sigurt për turistët, duke theksuar se kritika ndaj qeverisë është e paligjshme në vend.

Prej vitesh, Dubai ka ndërtuar reputacionin e një destinacioni luksoz dhe tërheqës për turistët dhe të huajt që kërkojnë mundësi biznesi.

Ndërkohë, përplasjet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në javën e dytë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt. Si kundërpërgjigje, Irani ka vazhduar sulmet ndaj Izraelit dhe shteteve aleate të SHBA-së në Gjirin Persik, duke goditur edhe objektiva jo-ushtarake, përfshirë zona civile dhe objekte energjetike.

Si pasojë e këtyre sulmeve janë dëmtuar edhe disa ndërtesa ikonike në Dubai, përfshirë hotelin Fairmont The Palm në zonën luksoze Palm Jumeirah dhe hotelin Burj Al Arab. Konflikti ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të shumta në fluturimet në të gjithë Lindjen e Mesme.