Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi) ka mbajtur një fjalë ditën e sotme nga ambientet e Kryegjyshatës, për ditën e Sulltan Nevruzit.Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi tha se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin.Po ashtu, Baba Mondi tha se ky vit përkon me 35 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi, një moment historik që sipas tij shënon ringjalljen e besimit dhe traditës sonë shpirtërore pas periudhave të vështira.Duke cituar një fjalë të Haxhi Bektash Veliut, Baba Mondi tha se pasqyra e besimit bektashi është dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve.“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin. Për të forcuar lidhjen tonë me Zotin, për të kultivuar dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Ky vit ka një domethënie të veçantë për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, pasi kjo ditë përkon me 35 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi.Një moment historik që shënon ringjalljen e besimit dhe traditës sonë shpirtërore pas periudhave të vështira. Kjo ngjarje është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe punës së përbashkët të brezave, për të ruajtur identitetin dhe vlerat tona. Siç thoshte Haxhi Bektash Veliu ‘ai që nuk e sheh veten në tjetrin, nuk e sheh Zotin në veten e tij’. Kjo tregon se dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve, janë pasqyra e besimit tonë të thellë”, tha mes të tjerash Baba Mondi.
Home Lajme Aktualitet Dita e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi nga Kryegjyshata e Bektashinjve: Mundësi për...
Dita e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi nga Kryegjyshata e Bektashinjve: Mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin! Dashuria ndaj tjetrit, pasqyra e besimit tonë
Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur
Nga Mero Baze/
Lajmi më i rëndësishëm që vjen nga opozita sot nuk është fakti që disa të përjashtuar nga PD protestuan në oborrin e...
Kur do të jetë finalja e madhe? Mbi 100 ditë “Big Brother VIP 5”,...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP” vjen sonte me një prime tjetër, i cili premton surpriza dhe emocione të forta.
Tre konkurrentë janë në...
Italia, Donnarumma pas dështimit: Pas një zhgënjimi kaq të madh, duhet gjetur kurajoja për...
Mbrëmja e së martës ishte një makth për Italinë që për të tretën herë radhazi dështoi në misionin e saj për t’u kualifikuar në...
“Berisha shkel mbi kufoma”/ Gjikondi: Demokratët e Durrësit janë shkelur në sedër. Akuzat ndaj...
Juristja Brizida Gjikondi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se “shkel mbi kufoma” për të...
FATI YT/ Horoskopi 2 prill 2026
Dashi
Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te...
Gjimshiti luan për të vendosur rekord kundër Lecces
Në prag të përballjes së Atalantës ndaj Lecces në stadiumin Stadio Via del Mare, pritet rikthimi si titullar në qendër të mbrojtjes i Berat...
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance foli me ndërmjetësit nga Pakistani rreth konfliktit në Iran dje, tha një burim për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kjo sinjalizon një...
Teherani hedh poshtë pretendimet e Trump, Ministria e Jashtme e Iranit: Nuk kemi kërkuar...
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se pretendimi i Presidentit Donald Trump se vendi ka kërkuar armëpushim është “i rremë dhe i pabazë”.
Televizioni shtetëror...
“Silvinjo do të qajë”, De Biasi kërkesë Armando Dukës: Gati t’i rikthehem aventurës sime...
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur për situatën aktuale të ekipit kuqezi dhe mundësinë e një rikthimi të tij, gjatë një...
Malaj në Hanin e Hotit: Modernizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave për biznesin
Ministri i Financave, Petrit Malaj bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilluan sot vizitë pune në pikën doganore Hani i Hotit,...




















