Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar këtë të shtunë. Kuqezinjtë renditen në vendin e 63-të në botë.

Kosova vazhdon të ngjisë shkallët në renditje, edhe pse këtë herë me ritme të ngadalta, pasi ka rikuperuar vetëm një vend duke u pozicionuar në të 78-tin.

Në renditjen e përgjithshme, Spanja është ajo që udhëheq këtë klasifikim, ndërsa në top 3 ndodhen Franca dhe Argjentina.