Nëse zemra e tij nuk do të pushonte së rrahuri atë mëngjes të 26 nëntorit, Shpat Kasapi do të festonte sot ditëlindjen e tij të 41-të.
E në këtë ditë, kur mungesa e tij ndihet edhe më fort tek miqtë dhe familjarët, bashkëshortja e tij, Selvije Jaho, ka ndarë një video mjaft prekëse.
Përmes fjalëve të saj, ajo shpreh dhimbjen e madhe që mbart në shpirt, teksa kanë kaluar tashmë pesë muaj pa të. Në një ditë që dikur shënohej me buzëqeshje dhe festë, këtë herë mungon ai që ishte qendra e gjithçkaje. Ajo rrëfen me trishtim pamundësinë për të qenë bashkë, për të fryrë qirinjtë e tortës si dikur, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të dhimbshëm.
Po ashtu ajo ka zbuluar se biri i tyre Roel ka filluar të thërrasë “babi”, një fjalë që Shpati për fat të keq nuk pati kohën e mjaftueshme ta dëgjonte, pasi Zoti kishte rezervuar një tjetër fat për të.
“Sot është dita jote. Ti nuk je larg je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtes. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndjej si shenjë nga ti. Roeli po thotë “Daddy”…dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona”, shkruan ajo.










