Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq ish policin e forcave operacionale, Igli Haxhiaj.

Ai është vënë në akuzë se është përfshirë në korrupsion dhe se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerr të dhëna sekrete dhe ekspozuar ato për persona që ishin nën hetim nga SPAK.

Haxhiaj është përgjuar dhe më pas I janë zbuluar komunikime në aplikacionin Sky ku ka zbuluar për persona nën hetim se ishin në vëzhgim nga SPAK, ka kërkuar vlera monetare dhe se ka pasur biseda për trafikun dhe cilësinë e lëndëve narkotike.