Një konflikt i çastit në një mobileri në zonën e Niklës në Fushë-Krujë ka degraduar me përdorimin e thikave dhe me plagosjen e 2 vëllezërve, 31 dhe 23 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim A. Xh., dhe G. Xh., ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton polcia.