Nga Blendi Gonxhja/

DITA E EUROPËS | “MORRICONE DIRIGJON MORRICONEN”

Një mbrëmje ku muzika u kthye në kujtesë, emocion dhe histori.

Në zemër të Tiranës, Sheshi Italia mirëpriti Andrea Morricone, i cili solli në Shqipëri universin e pavdekshëm muzikor të Ennio Morricone, në një koncert të veçantë kushtuar trashëgimisë së një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore.

Nën tingujt që kanë shoqëruar filma legjendarë dhe breza të tërë emocionesh, publiku përjetoi një udhëtim unik artistik përmes muzikës, kujtimeve dhe rrëfimeve familjare, me pjesëmarrjen e Marco Morricone dhe artistëve ndërkombëtarë Cecilia Grillo, Alessio Quaresima Escobar dhe Vittoriana de Amicis.

Me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe COD organizuan këtë koncert në kuadër të Ditës së Europës, si një festë që bashkon kulturën europiane, artin dhe publikun shqiptar.

Ky koncert u mundësua në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane në Tiranë, RTSH dhe TKOB.