Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe stilit të jetesës nis transmetimin këtë të hënë në Radar.al. “Pjaca në Radar” do të vijë çdo të hënë në orën 18:00, nën moderimin e gazetarit Alfred Peza.
Podcasti synon të sjellë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në sektorin e ndërtimeve dhe investimeve në prona në Shqipëri, duke analizuar trendet që po transformojnë mënyrën e të jetuarit në vend. Nga apartamentet moderne në kryeqytet, te vilat në bregdet dhe investimet rezidenciale nga veriu në jug, “Pjaca në Radar” do të trajtojë temat më të diskutuara të momentit.
Në fokus do të jenë edhe mënyra sesi po ndryshon lifestyle-i i të jetuarit me stil, vlera e investimit në prona, si dhe faktorët që po e bëjnë Shqipërinë një treg gjithnjë e më tërheqës për investime në shtëpi dhe vila.
Përmes diskutimeve, analizave dhe të ftuarve nga fusha e ndërtimit, arkitekturës, arredimit dhe biznesit, podcasti do të sjellë histori suksesi, projekte të reja dhe këndvështrime mbi të ardhmen e sektorit imobiliar në Shqipëri.









