C.Ronaldo duhet të pres për të festuar titullin e tij të parë në Arabinë Saudite. Një gafë portierit Bento në minutën e 98-të i ngriu buzëqeshjen CR7, me legjendën portugeze që ishte bërë gati të festonte, por e mbylli thuajse në lot. Ndaj Al Hilal të Simone Inzaghi-t mjaftonte fitorja për të mbyllur llogaritë dy javë përpara fundit të sezonit.

Gjithçka po shkonte në rrugën e duhur teksa Simaken kaloi Al Nasrr në avantazh në minutën e 37-të. Vendasit menaxhuan me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi, madje në minutën e 83-të trajneri Jorge Jesus uli në stol edhe C.Ronaldo, një përpjekje kjo për të fituar kohë dhe për të freskuar ekipin.

Atëherë kur më pak pritej, kur Ronaldo dhe tifozët ishin bërë gati të festonin, në minutën e 98-të, një rivënie fundore pa shumë pretendime, një top i gjatë në zonë bëri që Al Hilal të barazonte shifrat, me portierin Bento që nuk arriti të kontrollonte topin duke bërë që festa e CR7 të shtyhen në kohë. Me 5 pikë diferencë 2 javë përpara fundit, Al Nassr ka ende në dorë fatet e titullit, detaj ku u ndal edhe Ronaldo në reagimin e tij në rrjetet sociale:

“Ëndrra është afër. Kokën lart, kemi edhe një hap për të bërë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mahnitshme”, shkroi CR7.