Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.
Mësohet se babai i ministres Adea Pirdeni, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një 31-vjeçar që drejtonte një motor.
Si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë në spital.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.










