Pamjet e siguruara nga gazeta TemA gjatë protestës përpara Kuvendit tregojnë se përplasjet me policinë janë shkaktuar nga një grup i vogël, me jo më shumë se 10 persona, që shfaqen të maskuar.

Në video, ata shihen duke qëlluar në drejtim të efektivëve me sende të forta, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve qëndron më larg përplasjeve.

Në një fragment të pamjeve duket se nga sendet e hedhura mbetet i lënduar edhe një prej protestuesve, i cili largohet nga vendi me ndihmën e personave të tjerë.

Incidentet kanë sjellë lëndimin e katër efektivëve të policisë deri tani, ndërsa autoritetet pritet të identifikojnë personat që ushtruan dhunë.