Në Patos, qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor zhvilluan një protestë përpara godinës së bashkisë, duke kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier.

Protestuesit shprehën mbështetjen e tyre edhe për qëndrimin e kryebashkiakut Fation Duro, i cili është pozicionuar kundër kësaj nisme.

Duro ka argumentuar se Bashkia Patos ka një performancë të lartë në funksionimin e saj, duke u renditur e 10-ta në rang vendi sipas Indeksit të Funksionalitetit të Bashkive dhe duke pasur efikasitetin më të lartë ndër bashkitë e qarkut Fier.