Nga Hermes Kafexhiu
Përse ne do duhet t’i vendosim theksin problemit dhe, në një farë mënyre, hipokrizisë që shoqëron dhe stis Berisha në vetvete?
Ky politikan që prej kohësh uzurpon linjën kryesore opozitare dhe është ngritur si një barrikadë për gjenerata të tëra që ato të mos rriten.
A është e udhës, shtrojnë disa intelektualë, që ne të sulmojmë PD-në dhe Berishën, kur në fakt skandalet e qeverisë prej kohësh bëjnë balet në arenë?
Pikërisht se ky balet çdo ditë e më shumë po vjen vërdallë, ne duhet të flasim vetëm për Berishën, as për PD-në në vetvete dhe as për opozitën, në mendimin tim.
Gjithë problemi është Berisha, ekzistenca e tij shënon frenimin e ndryshimit të gjeneratës së sistemit. Ekzistenca e tij mban vetë sistemin, mban skandalet dhe nuk lë mundësinë e riprodhimit politik.
Ekzistenca e tij shënon prej kohësh një operacion të gjerë të sterilizimit social-politik në vend, kush do ta kuptojë këtë, e kupton të qartë.
Të gjithë ata që komentojnë verbërisht se gjoja ne që flasim për këtë çështje i shërbejmë mullirit të Ramës, gabojnë.
Rama është në komoditet të qartë dhe të pastër për sa kohë në sfidën e tij politike përballë ka akoma “karrocën e Dylit”.
Mjaftoni të shikoni qartë atë që ndodhi jo më larg se disa orë më parë.
Berisha nuk ishte as këtë radhë i pranishëm në festën e mirëseardhjes së Ambasadorit të SHBA, Eric Wendt?
Po as Rama nuk ishte, por ai me atë pati një takim të veçantë institucional.
Përse këtë radhë do të duhej të ishte Berisha, nëse vërtet diplomacia amerikane ka një farë mbështetje reale politike për të?
Sepse fakti që nga shpallja Non Grata e tij, pati një vrull të madh deklaratash që qëndronin mbi këtë njeri, sot që pretendohet sipas udhëtimit se ai s’e ka më këtë njollë nga amerikanët, minimumi duhet të ishte aty, sa për ta marrë vesh gazetarët.
Po kjo nuk ndodhi!
Nuk ndodhi sepse dhe vajtja e tij në Amerikë është një kthim hipokrit aq sa për të justifikuar paratë, por jo dinjitetin e humbur.
Në këtë kuadër, ai nuk shihet aspak si një panoramë politike e cila mund të ndërtojë raporte vazhdimësie për të ruajtur sistemin e përfaqësimit.
Skeda e tij është po ajo, një njollë problematike, e cila pengon prej kohësh demokracinë e brendshme në Shqipëri.
Ky është fakt!










