Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti një seminar dy-ditor të zhvilluar në vijim të punës që po kryhet nga Grupi i Punës i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për përgatitjen e Planit Strategjik 2020-2025.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë drejtues dhe zyrtarë të shërbimeve te Kuvendit, ekspertë vendas e ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të Prezencës dhe NDI, të cilët janë partnerë strategjikë në këtë proces.