Pasi veriu i vendit u godit pak më parë nga dy tërmete, një në Kukës dhe tjetri në Dibër, vjen një reagim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes.Përmes një njoftimi zyrtar Ministrja e Mbrojtjes njofton se nga tërmetet, nuk raportohet të ketë pasur dëme.“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Diber e Kukes. Nuk raportohen deme nga shtabet e EC ne keto dy bashki.”, thuhet në njoftim.