Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes se ai vetë do të prezantojë brenda nëntorit një sërë masash të forta për personat me precedentë kriminalë.
Shefi i qeverisë tha se nuk bëhet fjalë vetëm për të inkriminuarit që janë pjesë e politikës, por edhe “të fortë”, siç cilësohen gjerësisht.
“Atyre do t’u rezervojmë një trajtim shumë të veçantë që nuk ju shkon mendja sot. Sepse jemi në kushtet që Policia e Shtetit i ka fituar hapësirat e nevojshme në terren” – tha Rama në studione “Opinion”.
/java