Kryeministri Edi Rama tha sot se do ta padisë Ramush Haradinajn në gjykatat e Kosovës për shpifje, shkruan JavaNews.al

Ai u shpreh se nuk i ka ndjekur deklaratat e tij, por është informuar nga zyra anti-shpifje. Paralajmërimi i Ramës erdhi për akuzat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, i cili më parë është shprehur:

“Ndalova pra, grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkpuntorë në realizimin e kësaj skeme” – ka thënë Haradinaj.

Rama tha se paratë e fituara nga gjyqi për shpifje do të shkojnë për shpifjem, shkruan JavaNews. Shefi i qeverisë shqiptasare tha se Haradinaj duhet të provojë në gjykatat e Kosovës sesi do ndaheshin këto 10 miliardë.

Ai e kritikoi edhe për një vendim të tijin.

“Ai sot kishte mundësinë t’i jepte popullit të tij liberalizimin e vizave. Sepse i tha Macroni në syrin tim, pezulloje taksën vetëm 4 muaj ndërkohë që Serbia do të pezullojë fushatën e mos-njohjeve. Unë i thashë Ramush merre se kjo nuk vjen më” – tha Rama.