Ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë ata që kanë talent dhe pasion për të dërguar brenda kësaj jave logon për këtë përvjetor duke krijuar diçka të bukur për historinë e këtij qyteti.
“Java e fundit për dërgimin e logos për 100-vjetorin e Tiranës KRYEQYTET . Mirëpresim punimin tënd deri më 12 janar, ora 17:00 me email në [email protected]! Ke talent dhe dëshirë për të bërë diçka të bukur për historinë e qytetit tënd? Kjo është mundësia jote. Krijo logon e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet!”, shkruan Veliaj.
Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja iu bë asaj nga populli tiranas.