1427 punonjës me kontratë të përkohshme do të punësohen gjatë vitit 2020, në administratën shtetërore. Qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare numrin e plotë të punonjësve me kontratë të përkohshme në vitin 2020 në të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore, ku përfshihen Kryeministria, Presidenca, Kuvendi dhe Ministritë, së bashku me të gjitha drejtoritë në varësinë e tyre.

Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), të Shtëpisë së Pushimit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. Ministria më e re, ajo e Rindërtimit, me titullar Arben Ahmetajn do të ketë nën varësinë e saj 25 punonjës të rinj, sipas vendimit.