Kryeministri Rama thotë se viti 2020-të do të jetë vit i shënuar për qeverinë, për disa arsye kryesore.
I ftuar në emisionin “Java”, Rama tha se gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë do të goditet bota e krimit dhe pasuria e krijuar prej tij, duke premtuar kështu një tërmet artificial të çuar prej qeverisë te bota e krimit.
“2020 do të jetë viti më i shënuar në qeverisjen time. Më i shënuari për shkak të rindërtimit e para, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin. Për të çuar një tërmet, nga Qeveria këtë herë, në botën e krimit deri në themelet e pasurisë dhe pastrimit të parave të krimit. Për shkak të projekteve të mëdha…”, ka thënë Rama ndër të tjera.