Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan-Tiranë. Lleshaj deklaroi se viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore.

“Gjej rastin sot t’i ftoj të gjithë dhe t’u bëj thirrje që të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për arsye se shpejtësia është një ndër burimet kryesore të aksid enteve në rrugë. Megjithatë, përpjekja jonë për ta intensifikuar kontrollin do të vazhdojë, ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislacion, në Kodin Rrugor duke ashp ërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht atyre që abu zojnë më celularin, atyre që abuz ojnë me pijet alko olike, atyre që abu zojnë me të drejtën e përparësisë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët”, u shoreh Lleshaj.

Ai tha se përpjekja do të vazhdojë edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor, edhe në fushën e përmirësimit të parametrave të infrastrukturës, duke shtuar monitorimin, duke përmirësuar gjendjen e rrugëve dhe të pikave me ri sk të lartë në rrugët e vendit.