Fiks 9 vite më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të hu mbisnin jetën katër protestës të pafajshëm të cilët do të që lloheshin me urdhër direkt nga drejtuesit më të lartë të ek zekutivit të asaj kohe. Lidhur me këtë ngjare ka reaguar sot edhe Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, i cili në atë kohë ka qenë në krye të detyrës në Gardë, por që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zj arr mbi protestuesit e pafajshëm.
Malaj kujton se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha që dhanë urdhër për të që lluar duke shk elur çdo ligj e çdo normë.
Ai thekson se vijon të punojë me kokën lart dhe me ndërgjegjen e pastër, dhe se kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku certifikohet pastërtia e figurës së tij dhe i njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.
Teksa u shpreh ngushëllime familjarëve të vi ktimave, Malaj siguron se nuk do të rresht kurrë së kërkuari që ajo tra gjedi e ai kri m shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit. Postimi i plotë: 21 janari është një tra gjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tr agjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e 21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tme rrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend.
Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tra gjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zj arr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më pe rverse me v rasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të që lluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës. Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë su lmin kundër meje?
A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhrat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dë nuar jo një, por disa herë, për kri me që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vr asja? Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia. E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tr agjedi e ai k rim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.