Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është zyrtarisht pjesë e klubit të Juventusit në Itali. Futbollisti i datëlindjes 1998 ka firmosur me kampionët e Italisë, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit të U-23.
21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella. Sezonin e fundit në Seria B Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë. Vrioni ka shtetësinë shqiptare dhe nënshtetësinë italiane, ndërsa në formimin e tij si futbollist numëron paraqitje edhe me ekipet e moshave të kombëtares ‘axurre’.