Kryeministri Edi Rama duke folur për ngjarjet politike të vitit 2019, është ndalur te zgjedhjet e 30 qershorit, duke konfirmuar se në PS nuk ka pasur diskutime për shtyrjen e tyre nëse opozita do të ishte dakord.

I ftuar në emisionin “Java” me Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjelin, Rama ka thënë se dhe ndërkombëtarët kanë qenë të qartë se zgjedhjet duhet të bëheshin në datën që ishte caktuar.

Sipas kryeministrit, ndërkombëtarët kanë diskutuar ashpër me zyrtarët e PD për mosfutjen e tyre ne zgjedhje.

“Jo, e vërteta është që as unë e as ne në grupin e ngushtë drejtues të PS dhe asnjë nga partnerët nuk e kanë eksploruar vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ata kanë qenë të qartë për datën e zgjedhjeve.

Në këndveshtrimine tyre dhe tonin ishte e njëta qasje që siç e tha dhe më pas Venecia, që nëse hapej njëherë kjo rrugë, ajo do ishte e hapur gjithmonë më pas.

Di që ndërkombëtarët kanë folur me palën tjetër. Di po ashtu që diskutimet kanë qenë më të ashpra se ato që deklaroheshin”, ka thënë ndër të tjera Rama.