Krzysztof Piatek duket se është i destinuar për t’u larguar nga Milani këtë janar. Polaku nuk ka bindur në sezonin aktual dhe ditën e djeshme, drejtuesit kuqezi e kanë nxjerrë zyrtarisht në merkato. Ofertat e para për sulmuesin kanë mbërritur, me Aston Villan që ofroi 30 milionë euro.

Së fundmi, ka ardhur një ofertë akoma më e mirë se sa e Aston Villës, teksa Ëest Ham ofron 32 milionë euro për të bindur Milanin. Tashmë, gjithçka është në dorë të drejtuesve nga “San Siro” për të vendosur.