Transferimi më i shtrenjtë i kësaj merkatoje mund të ishte ai i Jadon Sanchos, i cili mund të kalonte nga Dortmund te Chelsea për 105 milionë sterlina. Sidoqoftë, ky operacion duket se është sfumuar totalisht tashmë.

Siç raporton gjiganti “Sky” në Gjermani, Dortmund nuk do të pranojë asnjë ofertë këtë muaj për yllin anglez. Sancho ndiqej edhe nga Manchester United përveç Chelsea.

19-vjeçari është pjesë e Dortmund që nga vera e vitit 2017, kohë kur verdhezinjtë e morën nga Manchester City për 8 milionë euro. Aktualisht, kartoni i Sanchos në “Transfermarkt” vlerësohet 120 milionë euro.