Në mars Komisioni i Venecias do të diskutojë në lidhje me 5 pyetjet që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lajmin e njofton vetë Komisioni i Venecias përmes një letre kthyer kryeparlamentarit Ruçi.
Thomas Markert, sekretar i Komisionit në letrën drejtuar Ruçit shkruan se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit. Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës i drejtori 5 pyetje ‘Venecias’ në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.
Edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë që përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.