Një grup prej 7 ekspertë italianë kanë mbërritur në Shqipëri dhe po asistojnë Prokurorinë e Durrësit për të hetuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku humbën jetën disa persona dhe mbetën të plagosur e të pastrehë mijëra persona të tjerë. Për momentin 7 ekspertët italianë janë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa nesër do të zhvendosen në Durrës ku do të njihen me dosjet e hapura në prokurorinë e këtij qyteti për posojat e tërmetit.
Ekspertet që kanë mbërritur në Shqipëri kanë hetuar në Itali pasojat e tërmetit që ra në L’Aquila. Edhe më herët prokuroria shqiptare ka ndërmarrë disa aksione për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e ndërtimeve. Jo më larg se një javë më parë, një grup ndërtuesish dhe ish-zyrtarësh u prangosën në Durrës, Tiranë dhe Vorë, të cilët akuzohen për ndërtim të paligjshëm.