Manjola Nallbani ka qenë e ftuar ditën e djeshme në programin e së dielës ‘E diell’.
Këngëtarja ka performuar në skenë së bashku me artistet e tjera prezente, por dhe i është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të gazetarit Ervin Kurti.
“A ke pasur ndonjëherë krizë me bashkëshortin dhe nuk na e ke treguar?”, e ka pyetur ai, ndërsa Manjola i është përgjigjur me sportivitet duke i thënë:
“Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti? Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike? Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur”.
Përgjigja e Manjolës është duartrokitur nga publiku, duke i lënë radhën intervistës së gjatë që Kurti kishte përgatitur për të gjithë artistët prezent.