Prej muajit korrik 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shtojë numrin e shërbimeve që lëshohen elektronikisht, duke i bërë të mundur tatimpaguesve dhe individëve të interesuar të aplikojnë vetëm online, pa patur nevojë të paraqiten pranë sporteleve.
Aktualisht Administrata Tatimore ofron 11 shërbime online, të cilat lëshohen elektronikisht nëpërmjet portalit e-albania, nga të cilat 9 janë për subjekte dhe 2 për individë:
Vërtetim për individ të paregjistruar Vërtetim për posedim mjeti Vërtetim për pagim detyrimesh Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin Vërtetim për përgjegjësitë tatimore Vërtetim për regjistrim të investitorit Vërtetim statusi (aktiv, pasiv, përfshirë datën) nërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Konfirmim Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)
Certifikatë Rezidence Tatimore
Përveç Certifikatë Rezidence Tatimore për subjekte (që paraqitet jashtë shtetit), 10 shërbimet e tjera, individët apo subjektet i paraqesin pranë institucioneve publike. Këto shërbime do të shkëmbehen tashmë nëpërmjet Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me nënshkrim Elektronik.
Kjo mënyrë e re e ofrimit të shërbimeve publike, do t’i krijojë mundësinë tatimpaguesve dhe individëve të marrin shërbimin e kërkuar, duke kursyer kohë, burime njerëzore dhe kosto administrative.
Nga ana tjetër, në këtë mënyrë, synohet përmirësimi i gatishmërisë, cilësisë dhe transparencës së shërbimeve publike, si dhe reduktohet koha e zbatimit të procedurave dhe kostot e administratës publike.