Një studim në revistën Nature rezultoi se inteligjenca artificiale është më e saktë se mjekët në diagnostikimin e kancerit të gjirit nga mamografitë. Një ekip ndërkombëtar, përfshirë studiues nga Google Health dhe Imperial College London, hartuan dhe trajnuan një model kompjuterik më imazhe me rreze X nga 29,000 gra.

Algoritmi “mundi” gjashtë radiologë në leximin e mamografisë. Madje inteligjenca artificiale ishte akoma më mirë se sa dy mjekë që punonin së bashku. Ndryshenga qeniet njerëzore teknologjia është e palodhshme. Ekspertët thonë se kjo mund të zhvillojë më tej mjekësinë.