Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim, e cila sapo ka mbarrë zyrtarisht detyrën e saj në Tiranë.
Është vetë ministrja Spiropali, që publikon në faqen e saj të “Facebook” foto nga takimi me ambasadoren Kim, ndërsa i uron asaj suksese në këtë detyrë. “Ju priftë e mbara Ambasadore Yuri Kim! Aleanca jonë do të zgjasë gjithmonë!”, shkruan Spiropali.