Ambasadori William Walker ka thënë se Kosova tash është në një situatë interesante politike, duke shtuar se vendit i nevojitet një qeveri.Ai ka thënë se nuk duhet të humbur më shumë kohë për formimin e institucioneve të vendit.“Ju jeni në një situatë interesante politik tash, dua të mësoj se në çfarë situate jemi, kush po fiton kush po humb. Mendoj që Kosovës i nevojitet një qeveri, keni humbur disa ditë dhe besoj që nuk do të marrë më shumë kohë për t’u formuar qeveria”, ka thënë ai.Ai tutje ka deklaruar se është krenar në atë se çfarë është bërë në Kosovë duke shtuar se ka pasur gjëra të cilat kanë mundur të shkojnë më mirë.“Kam ardhur në Kosovë sa më shpesh që kam mundur. Ndonjëherë mësoj diçka të re për vendin, e kam parë të rritet për 20 vjet, dhe jam krenar për çka ka ndodhur këtu. Kam kritikuar gjëra të cilat kanë mundur të shkojnë më mirë, por jam krenar se çfarë është Republika e Kosovës tash. Këtë herë kam mësuar disa gjëra, dje isha në Krushë dhe kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur atje”, ka thënë ai.Ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për formimin e mundshëm të qeverisë ka thënë se është në vullnetin e spektrit politik ta përmbyllë procesin e formimit të institucioneve.Ai ka thënë se shpreson që Kurti nuk do të marrë shumë kohë për ta pranuar pozitën e mandatarit të qeverisë, përndryshe siç thotë ai, duhet ta deklarojë refuzimin.

“Kaloi një kohë egjatë, njerëzit janë duke pritur, si qytetarët ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë. Unë si president i vendit duke e parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë, unë duke menduar që do ta pranojë mandatarin, e kam nënshkruar nomonimin e Kurtit si kandidat për kryeminstër. Ai nënshkrim është në tavolinën time dhe shpresoj që kjo nuk do të marrë kohë. Në rrethana të tjera duhet ta deklaroj refuzimin”, ka thënë.Ai tutje ka shprehur mirënjohje për punën e ambasadorit Walker ndër vite.“Kjo dëshmon përkushtimin dhe respektin tuaj për Kosovën dhe popullin e saj. Gjithmonë mirënjohje dhe përulësi për fjalët tuaja emblematike dhe për të vërteten që ia prezantove botës për gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë. Walker është kritik ndonjëherë edhe për neve që jemi në politik. Edhe kur na ka kritikuar ne e kemi vlerësuar lartë kontributin e tij. Edhe interesimi i ambasadorit për krijimin e institucioneve të reja është shumë i drejtë dhe legjitim edhe për ne”, ka thënë ai.