Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim, ka zhvilluar sot një takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin e ambasadës së SHBA, theksohet se gjatë takim, Kim ka theksuar ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara.
“Takimi i sotëm i ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. SHBA Qëndron Krah Shqipërisë”,- theksoi ambasada e SHBA në vendin tonë.