Subjekt të Anti-KÇK-së tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, janë të gjithë ata që i kanë transferuar pasuritë tek palë të treta. Ajo paralajmëroi se këto transaksione do të anulohen, dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Të gjithë ata që kanë menduar t’i shpëtojnë ligjit tha ministrja, do të japin llogari “një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë”.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshon ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara, Kodi Penal si dhe statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ministrja Gjonaj tha se Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Gjykatës Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, do t’i sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar.