Artur Metani është përzgedhur Inspektor i lartë i Drejtësisë me 98 vota pro dhe 8 kundër. Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit deri tani.
Ai është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglanina Gjermani. Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi.