Nuk ka paqe për Australinë, pas zjarreve me pasoja shkatër ruese që kanë përfshirë vendin duke duke shkaktuar 28 vikt ima në njerëz. Shiu që filloi të binte u duk një lehtësim i madh për banorët dhe autoritetet në luftën ndaj zjarrit, por problemet duket se u shtuan. Intensiteti i madh i reshjeve ka sjellë rrezik të përmbytjeve në disa zona. Disa rrugë kryesore u mbyllën dhe ka patur ndërprerje të energjisë .

“Shiu vazhdon të bjerë nëpër një numër fushash zjarri, megjithatë Bregu i Jugut të Largët dhe përgjatë kufirit akoma nuk kanë marrë lagështi,” tha Shërbimi Rural i Zjarrit në Twitter. Shiu duket se po ndihmon për shuarjen e flakëve, megjithatë mbetet nje rre zik konstant për zonat fushore. Kujtojmë që zjarret në Australi kanë nisur që nga shtatori duke shkaktuar 28 vikti ma në njerëz, dhe kanë vra rë më shumë se 500 milion gjallesa të tjera, si edhe kanë shkatërruar mbi 2000 banesa.