Ish-presidenti Bamir Topi e ka konsideruar si “ngjarjen më të rëndë të tranzicionit shqiptar” “21 Janarit”, ndërsa tha pas ngjarjes, palët ishin në një konflikt të hapur. I ftuar në emisionin “Java” në TVSH, Topi u shpreh se ka qenë ndërhyrja e ndërkombëtarëve që uli tensionin në vend dhe solli rifillimin e funksionimit të institucioneve. “Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, tha Topi.
I pyetur nëse duhet të rihapet si çështje, ish-presidenti u shpreh se kjo është një çështje që prek shumë plane dhe se duhet të hetohet. Nga gjithë kjo përvojë, si caktohet kufiri që ndanë mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe respektimi i lirisë së njerëzve për të protestuar dhe evitimi i gjakderdhjes? Kam përshtypjen që të gjithë janë koshientë për rrugën ën të cilën ka kaluar Shqipëria dhe pavarësisht se gjërat janë shkruar nëpër ligje, secili e di si duhet të sillet. Politikanët me eksperiencë e dinë se deri ku duhet të jetë gjuha politike, në momentin që pushteti vjen dhe koncentrohet e dhe e shikon që ky lloj i ndërtimit të sistemit që ne kemi, vetvetiu e çon njeriun drejt një pushteti të pakufishëm dhe ai vetë e ka të vështirë të gjejë ku e ka kufirin e tij. A mendoni që SPAK mund ta bëjë çështje hetimi? Për 21 Janarin duhet të kishte një gjyq të fortë politik dhe duhej të realizohej në parlamentin që mori jetë në vitin 2013. Nëse duhet të gjykohet apo jo, duhet ta shohë drejtësi. Ju thoni që ju kanë ndjekur kur ishit ju në timon, në rrugët e Tiranës. Janë denoncuar këto nga ju? Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjerat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni që vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak.
A mendoni se do rihapet çështja e 21 Janarit? Familjet ende kërkojnë, njëra familje e ka çuar çështjen në Strasburg, një tjetër shpreson te SPAK? 21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar. Unë nuk mund të parashikoj asgjë, por a meriton të hapet? Sigurisht që meriton të hapet, është një çështje që prek në shumë plane. Mendimi im është duhet të hapet.