Ministrin turk Murat Kurum gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama deklaroi se ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta.
Në fjalën e tij ai tha se në fund të janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi.
Sipas tij kjo do të jet një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare
“Ju kam sjellë përshëndetjet e përzemërta të Erdogan. Ne i ndodhem sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjm edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve”, tha ministri turk.