Barcelona është duke bërë përpjekje për ta shitur Philippe Coutinhon gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të mbledhë para për blerjen e një sulmuesi të ri. Coutinho është momentalisht i huazuar në Bayern Munich, por kampioni spanjoll do ta ndërpresë marrëveshjen e huazimit me klubin gjerman, nëse ndonjë klub tjetër shfaq interesim për ta blerë brazilianin.
Por Coutinho nuk është i vetmi lojtar të cilin Barcelona dëshiron ta shesë, pasi thuhet se edhe Ivan Rakitic është në listën e largimeve. Për mesfushorin kroat interesim kanë shfaqur klubet e Serie A në Itali. Barça është në kërkim të një sulmuesi të ri, për shkak të lëndimit serioz të Luis Suarezit, i cili u operua në gju dhe do ta humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni.