Debati per rregullimin me ligj mbi  lajmet e rreme dhe dizinformimin tanime eshte hapur edhe ne SHBA, ku kandidatja per Presidente, Senatorja Elizabeth Warren, propozoi të luftojë dezinformimin duke mbajtur përgjegjës platformat e medha për përhapjen e dezinformatave.

Kandidatja për Presidente të SHBA, Senatorja Elizabeth Warren shpalosi dje ​​një plan për të luftuar disinformimin dhe për t’i mbajtur kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për veprimet e tyre në zgjedhjet e 2016-ës, shkruan CNBC.

“Disinformimi dhe ndërhyrja e huaj në internet gërryen demokracinë tonë, dhe Donald Trump i ka perdorur të dyja bashkë,” tha Warren në një Tweet të mërkurën. “Kushdo që kërkon të sfidojë dhe të mposhtë Donald Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020, duhet të jetë plotësisht i përgatitur për ta zbatuar këtë – dhe unë kam një plan për ta bërë.”

Warren propozoi të luftojë dezinformimin dukei vene kompanite e mëdha të teknologjisë si Facebook, Twitter dhe Google para përgjegjësise për përhapjen e lajmeve te rreme të ndertuara për të shtyrë votuesit që të mos dalin te votojne.

“Unë do të bëj thirrje për ligje të reja që vendosin dënime të ashpra civile dhe penale për shpërndarjen me vetëdije të këtij lloji të informacionit, i cili ka qëllimin e qartë të minojë të drejtën themelore për të votuar,” tha Warren në një njoftim.

Nga ana tjeter kandidatët e tjerë si Sens.Amy Klobuchar dhe Bernie Sanders kanë qenë gjithashtu skeptikë ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

Nga ana tjeter Warren ka deklaruar se “Ndërhyrjet në këtë zgjedhje janë shumë të larta – ne duhet të luftojmë përhapjen e informacionit të rremë që shantazhon votuesit dhe minon demokracinë.”Unë do të bëj pjesën time – dhe po u bëj thirrje kandidatëve të mi dhe kompanive të mëdha të teknologjisë që të bëjnë edhe pjesën e tyre.”/LEXO.AL