Luis Suarez do nënshtrohet një operacioni në gju ditët e ardhshme dhe si pasojë e kësaj pritet t’i mungojë Barcelonës rreth 4 muaj. Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit katalanas janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit uruguaian.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, spanjollët kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Milanit, Rafael Leao. Ky i fundit që pas mbërritjes së Ibrahimovic te Milani po përshtatet shumë mirë me skemën e re, por një lëvizje nga kuqezinjtë është e mundshme.
Barcelona do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me “Djallin”, dhe në rast se dështojnë të arrijnë akordin, atëherë do të shikojnë për objektiva të tjera.