Lulzim Basha ka folur në lidhje me tryezën e djeshme të Këshillit Politik ku tha se arsyeja e vetme për të cilën ju rikthye djalogut me mazhorancën është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se këtë e bëri për interesin e qytetarëve dhe jo për interesin e tij personal.

Ndër të tjera ai shprehet: ‘Falenderimi i parë i takon Bundestagut gjermanë.
Falenderim kam dhe për komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë e në veçantë në ambasadorin britanik. Sot jam këtu për të garantuar qytetarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer dhe veçanërisht rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm jë qëllim: të rikthejmë lirinë e votës. Për opozitën objektivi politik është i qartë: largimi i një orë më e më parë i kësaj qeverie dhe një reform zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Kushti i parë është miratimi i Reformës Zgjedhore, ky është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur. Dhe e ka luajtur këtë rol me vetëdije të plotë dhe me interes të vetëm të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për ekuacione politike, ne i kemi refuzuar dhe do t’i refuzojmë. Kurrë nuk ka qënë më e madhe nevoja. Ditë për ditë zbulon kryebashkiakë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre’, tha Basha.(TemA)