Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020. Përfitimet do të jenë direkte për të gjithë qytetarët që nga të prekurit e tërmetit, banorët që kanë shtëpitë ende në proces legalizimi, pensionistët, si dhe kryefamiljarët femra dhe të rinjtë që duan të hapin një biznes. Me paketën e re fiskale duket se i është dhënë vemendja e munguar dy shtresave te shoqërisë, të rinjve dhe të moshuarve. Nga ndryshimet pozitive qe kryetari Suli ka sjellë në paketën fiskale të bashkisë Kamëz janë edhe ulja e tarifave bashkiake për çdo të ri dhe grua kryefamiljare të cilët hapin një biznes në Kamëz. Pensionistët janë një tjetër kategori të cilët përfitojnë uljen e tarifave bashkiake për vitin 2020.

Me paketën e re fiskale te Bashkise Kamëz jane hequr te gjitha tarifat bashkiake për familjet të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit. Një tjetër ndihmë në këtë paketë fiskale vjen edhe për çdo familje e cila e ka shtëpinë e saj ne proces legalizimi ku me paketën fiskale të vitit 2019 duhej të paguante një tarifë prej 0.7% të investimit, ndërkohë që me paketën e re fiskale të vitit 2020 kjo tarifë është bërë zero. Duket se me ndryshimet e reja në paketën fiskale të bashkisë Kamëz qytetarët e kësaj bashkie do të kenë më shumë sherbimd, zhvillim dhe lehtësira në mënyrën e tarifimit. Zoti Suli thekson se me anë të kësaj Pakete Fiskale treguam edhe njëherë që vëmendja jonë është tek shtresat në nevojë dhe tek të rinjtë.